TIRANË, 16 janar/ATSH – I. Vata/-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se situata ekonomike në vendi do të jetë edhe më e vështirë për vitin 2023, dhe kërkohet mbështetjen fiskale.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha shqetësim është rritja e inflacionit dhe e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
“Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale”. Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit”. Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit”, tha ai.
Meta tha se kërkohet mbështetje e më të varfërve duhen politika efektive si dhe subvencione për bujqësinë.
“Shqetësimet seriozet kanë të bëjnë dhe me mbështetjen fiskale, ku theksohet se: Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më në nevojë. Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri, duke mundësuar mbështetje fiskale më efektive dhe të shënjestruar. Pra, për më të dobëtit dhe me të varfërit duhen politika efektive. Me borxhin publik ende të lartë dhe nevoja të mëdha për financim bruto, Shqipëria nuk mund të përballojë subvencione me bazë të gjerë. Pra një nga arsyet pse kemi dështuar të mbështesim bujqësinë dhe fermerët siç ndodh në Maqedoninë e Veriut, siç ndodh në Kosovë, siç ndodh në vende të tjera”, tha ai.























