KATMANDU, 15 janar /ATSH-DPA/ – Gjashtëdhjetë e tetë trupa janë gjetur në Nepal pasi një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në qytetin e Pokhara, njoftuan sot autoritetet e aeroportit.
Policia tha se nuk kishte gjetur asnjë të mbijetuar deri më tani pasi avioni i “Yeti Airlines” u rrëzua disa minuta përpara uljes së tij të pritshme në aeroportin Pokhara. Ai mbante 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Avioni që fluturonte nga kryeqyteti Katmandu në Pokhara humbi kontrollin dhe ra në një luginë të pjerrët. //a.i/























