Ballina Flash

Rama ndan pamje nga Parku Divjakë-Karavasta: Aty ku natyra vepron sipas dëshirës së saj

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me pamje nga fauna në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Rama u shpreh se në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta natyra vepron sipas dëshirës së saj dhe fauna dhe flora mbrohen nga specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

“Ju ftoj të shijoni këto pamje të paqta në këtë fillimviti nga fauna në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Aty ku natyra vepron sipas dëshirës së saj dhe ku fauna dhe flora mbrohen nga specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”, shkroi Rama në postimin e tij.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga destinacionet më të preferuara për argëtim, qetësi dhe pushim gjatë fundjavës për qindra qytetarë që e frekuentojnë në çdo stinë.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikani kaçurrel, apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar – lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshja e detit, por edhe disa lloje të rralla pishash.

Në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë, çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjylameti: PD e ka në gjak bllokimin
Artikulli tjetërPolicia: Eleminohen radhët në kufirin e Kapshticës pas shtimit të sporteleve nga pala greke