Ballina Aktualitet

Nis puna për ndërtimin e Kampusit për Forcat e Armatosura

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se në ditët e para të këtij viti fillon puna për  ndërtimin e kampusit të ri të Akademisë së Forcave të  Armatosura.

Në konferencën për mediet për analizën vjetore të vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023, Peleshi theksoi se “reformimi i sistemit të edukimit ushtarak nuk ka të bëjë vetëm  me kurrikulat, strategjinë, por do të përfshijë edhe hardware edhe infrastrukturën”.

Peleshi vuri në dukje se “do të kemi një kampus të ri, një sipërfaqe pranë Bunkart, rreth 40 mijë metër katrorë, ku kemi hartuar masterplanin e një kampusi të ri. Kampusi i ri do të jetë me model të West Point të Forcave të Armatosura. Dy godinat e para fillojnë në fillim të këtij viti, ka mbaruar rikonstruksioni  i hotelit , duam ta shtrijmë realizimin në disa vite. Nuk duam të alokojmë shumë burime ,menjëherë aty, por për 5-7 vite do alokojmë buxhet deri ta së të kemi një kapmus të ri me shërbime sportive, klasat hotelerinë e shërbimet e tjera”.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi për satelitët e Shqipërisë: Investim më pak kosto dhe më shumë efiçencë
Artikulli tjetërPeleshi: Pagat për personelin ushtarak rriten me 7% në 2023