Ballina Flash

MSHMS: 32 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 32 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë shfaqur në këto bashki: 8 qytetarë në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnjë, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetar në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë.

Ministria informon se, “janë 167 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”.

“Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (5 janar 2023)

Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 645

Testime totale 2,020,928
Raste pozitive 332,841
Raste të shëruara 329,078
Raste aktive 167
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Fier 16
Durrës 9
Gjirokastër  7
Berat 5

Vlorë 5
Kukës 3
Lezhë 1
Korçë 1
Shkodër 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDRTK Shkodër inspekton projektet e konkursit “Art në Hapësira Publike”
Artikulli tjetërBegaj për papën Benedikti XVI: Figurë e rëndësishme për mbarë njerëzimin