Ballina Flash

Publikohet Fondi i Pyetjeve për provimin e Mjekësisë

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar Fondin e Pyetjeve për provimin e informatizuar të programit “Mjekësi e Përgjithshme”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Siç ju premtuam, QSHA sapo ka publikuar Fondin e Pyetjeve për provimin e informatizuar të programit “Mjekësi e Përgjithshme”. Të gjithë maturantëve të këtij viti që kanë vendosur të zgjedhin këtë program studimi i uroj shumë suksese dhe realizim të ëndrrës së tyre”, tha Kushi.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeriodontiti ju tregon edhe diabetin e fshehur
Artikulli tjetërRama: Zjarrfikësit përfitojnë 20 mijë lekë