Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 2 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANE, 27 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 87 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 2 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet e reja të infektimit rezultuan në bashkitë: nga 1 qytetar në Fier dhe Finiq.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,913 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 87

Testime totale 2,017,950
Raste pozitive 332,686
Raste të shëruara 328,913
Raste aktive 177
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 139
Fier 13
Durrës 7
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Berat 3
Lezhë  2
Shkodër 2
Korçë 1
Elbasan 1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD II, mbështetje kultivimit të fruta-perimeve në serra
Artikulli tjetërEndrit Molla emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë