Ballina Flash

Vigjilja e Krishtlindjes, dekori festiv në kryeqytet

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin kryeqytetit, duke sjellë atmosferë të gëzueshme në rrugë e sheshe.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale, mbrëmjen e sotme në vigjilje të Krishtlindjes, pamje nga Tirana e dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse Tiranës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” si çdo vit ofron pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave krijon një rrugë të bardhësisë qiellore mes për mes qytetit.

Kthyer tashmë në traditë, nuk mungojnë zbukurimet në sheshin “Skënderbej” ku dritat reflektojnë me mijëra ngjyra atmosferën e festave të fundvitit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncert në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Të dhurojmë sa më shumë dashuri
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel, 25 dhjetor 2022