Ballina Flash

Prezantohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Në mbyllje të këtij 3-mujori ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore.

Gjithashtu në këtë takim u prezantuan datat e provimeve: 1 Qershor, Gjuhë e Huaj, 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, 13 qershor, Matematikë, 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Kushi theksoi se në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNEPAL – Lirohet nga burgu nepalez vrasësi serial francez Charles Sobhraj
Artikulli tjetërDepozitat bankare me afat, 33.6% të totalit të kursimeve