Ballina Bota

VARSHAVË – Kaczynski: Ndihma për Ukrainën, jetike për pozicionin e Polonisë

VARSHAVË, 20 dhjetor /ATSH-DPA/- Nëse Polonia nuk do të ishte angazhuar për të ndihmuar ukrainasit, të cilët po luftojnë agresionin rus, do të ishte në një situatë shumë më të keqe, deklaroi sot kreu i partisë në pushtet, ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jarosław Kaczyński.

“Niveli i kërcënimit rus do të ishte pakrahasueshëm më i madh dhe pozicioni ynë në arenën ndërkombëtare do të zvogëlohej”, tha ai për të përjavshmen “Gazeta Polska”.

“Ne do të vendoseshim midis vendeve pro ruse, dhe do të dështonim moralisht”, tha Kaczynski.

“Me pak fjalë, angazhimi për të mbështetur Kievin është vendimi i duhur dhe më i sigurti, politikisht më i miri dhe na vendos në dritën më të mirë të mundshme,” shtoi ai.

Sipas Kaczynskit, Ukraina ka ende nevojë për mbështetjen e Polonisë.

“Roli i atdheut tonë në këtë proces, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë botërore, është vendimtar”, tha ai.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDronët Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura
Artikulli tjetërNisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar, Rama: Tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse