Ballina Aktualitet

Dronët Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Shqipëria dhe firma turke “Bayraktar” firmosën dje marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve pa pilot, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kryeministri Edi Rama solli sot momente nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve të famshëm Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura.

Këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama vuri dje në dukje se dronët do të jenë gati edhe për një plan aktivitetesh për mirëqeverisjen e vendit, sigurimin e pronave, zbatimin e ligjit dhe rastet e emergjencave civile. Do ta ndihmojë të monitorojmë trafikun, personat e kërkuar nga policia dhe për monitorimin e territorin dhe të arrijmë kapacitet të fjalës së fundit për luftimin e kultivimit të narkotikëve dhe luftën kundër ndërtimeve të paligjshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇështja e detit në Gjykatën Ndërkombëtare, Xhaçka: Vullnet i përbashkët për arritjen e kompromisit
Artikulli tjetërVARSHAVË – Kaczynski: Ndihma për Ukrainën, jetike për pozicionin e Polonisë