TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/15 | Diell |
| Kukës | 0/8 | Diell |
| Lezhë | 4/15 | Diell |
| Dibër | -1/8 | Diell |
| Durrës | 5/17 | Diell |
| Tiranë | 5/18 | Diell |
| Elbasan | 3/18 | Diell |
| Berat | 1/19 | Diell |
| Vlorë | 5/19 | Diell |
| Korçë | 0/8 | Diell |
| Gjirokastër | 4/17 | Diell |
| Sarandë | 9/19 | Diell |























