TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Fierit është dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Fierit në prag të festave të Fundvitit.
Bashkia e Fierit ka zbukuruar qytetin me pemët e Vitit të Ri, simbol i kësaj feste në qendër të qytetit, por jo vetëm, ndërsa lumi i Gjanicës është ndriçuar me ngjyrat festive.
Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në prag të këtyre festave.
Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet e vendit janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












