TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas lajmit të publikuar në një nga mediat vizive në vend ku raportohej për mbyllje të sallave të operacionit në këtë spital.
Në njoftimin zyrtar, Spitali i Traumës thekson se ky është një lajm i pavërtetë duke theksuar se “aktualisht në sallat e operacionit janë duke u kryer ndërhyrjet e planifikuara të ditës së sotme”.
“Sa i takon procesit të dezinfektimit informojmë se në ambientet e disa prej sallave kirurgjikale të spitalit do të kryhet në ditët e ardhshme procesi i dezinfektimit rutinë, procedurë kjo në zbatim të standardeve të sigurisë, të higjienës dhe cilësisë së shërbimit”, thuhet në njoftimn për mediet.
Spitali i Traumës sqaron se kjo është një procedurë periodike që kryhet për sallat operatore dhe që nuk ceënon aspak shërbimin e urgjencës kirurgjikale, blloku operator i të cilës, është në gatishmëri e në funksion të plotë 24/7 për shërbimet ndaj pacientëve.
/r.e/























