Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2022

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot mbi vend do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herë pas hershme kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në veri-perëndim dhe lokalisht në qendër. Në orët e mbrëmjes parashikohen reshje shiu edhe në pjesën jugore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore duke filluar nga orët e natës deri në pasdite era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 16-18 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/19 Re shi/rrebesh
Kukës 6/16 Re shi
Lezhë 12/20 Re shi/rrebesh
Dibër 7/17 Re shi
Durrës 15/22 Re diell
Tiranë 15/22 Re shi
Elbasan 14/21 Re diell
Berat 16/23 Re diell
Vlorë 18/24 Re shi
Korçë 8/18 Re diell
Gjirokastër 12/22 Re shi
Sarandë 14/23 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE miraton paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/12/2022