Ballina Flash

Moti i keq, DRTK Shkodër inspektime në monumentet e kulturës

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Reshjet intensive të shiut dhe moti i paqëndrueshëm vijojnë të jenë të pranishme në qarkun e Shkodrës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ngritur grupin e punës për monitorimin e të gjithë objekteve të trashëgimisë kulturore, të cilat ndodhen pranë lumenjve dhe baseneve ujore.

Sipas DRTK Shkodër, monumentet të cilat ishin pjesë e inspektimit gjatë kësaj jave ishin Ura e Mesit, Xhamia e Plumbit, Kisha e Shirqit, Ura e Bunës dhe Ura e Matit.

DRTK Shkodër do të vijojë punën për monitorimin e monumenteve të kulturës dhe siteve të trashëgimisë kulturore për parandalimin e situatave të pritshme nga reshjet e shiut, që pritet të prekin qarkun Shkodër në ditët në vijim.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Frontex: Rritje e numrit të migrantëve ilegalë në BE në 2022
Artikulli tjetërShqipëria merr Presidencën e Komunitetit të Energjisë për vitin 2023