TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Librazhd.
“Çdo strukturë e jona duke filluar nga organizatat, deri te koordinatorët kanë filluar punën për fushatën që kemi përpara”, u shpreh Gjiknuri.
“Me punët e mira që kemi bërë dhe organizimin model të Partisë Socialiste do të marrim një tjetër rezultat pozitiv në bashkinë Librazhd”, theksoi Gjiknuri.
“Synimi ynë për zgjedhjet vendore të 14 majit është i qartë: fitore në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan”, nënvizoi Gjiknuri në një postim në rrjetet sociale.
/j.p/r.e/






















