Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2022

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vend do të depërtojnë masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti në pjesën më të madhe të ditës parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra dhe kryesisht në pjesën e parë të ditës. Në relievet e larta malore dhe në zonën e Alpeve reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 10-16 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/15 Re shi / diell
Kukës 4/12 Re shi / diell
Lezhë 9/17 Re shi / diell
Dibër 3/10 Re borë / diell
Durrës 12/22 Re shi / diell
Tiranë 13/21 Re shi / diell
Elbasan 8/19 Re shi / diell
Berat 10/22 Re shi / diell
Vlorë 12/23 Re shi / diell
Korcë 6/15 Re shi / diell
Gjirokastër 10/21 Re shi / diell
Sarandë 12/22 Re shi / diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDË – Parlamenti bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Iranit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/12/2022