Ballina Aktualitet

Nikolla: Miqësia me SHBA-në, e pakushtëzuar

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim morën pjesë sot në shfaqjen e dokumentarit mbi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Nikolla u shpreh se miqësia mes dy vendeve është e pakushtëzuar, e mbrujtur në shpirtin e njerëzve tanë.

“SHBA u bënë garancia e pavarësisë, shtetformimit dhe mbështetësit më të fuqishëm të integrimeve euroatlantike të Republikës së Shqipërisë. Fuqia e ndryshimit, energjitë e lirisë, besimi te demokracia, entuziazmi i rrugëtimit të vendosur euroatlantik, garancia e sigurisë, partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, janë të lidhura me këtë miqësi”, tha Nikolla.

Ajo u shpreh krenare që Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë një ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-së.

“Kuvendi i Shqipërisë, krenar për bashkëpunimin e ngushtë më Kongresin e SHBA-së.
Mirënjohje Ambasadores së nderuar, Yuri Kim, për kontributin e veçantë në forcimin e miqësisë Shqipëri-SHBA dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë, të hapur e të dobishëm me Kuvendin dhe institucionet e Shqipërisë. 100 vjet! Krah për krah-Together”, tha ajo.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Servet Pëllumbin në 85-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërShërbimet doganore marrin vlerësimet pozitive nga biznesi