Ballina Aktualitet

PD: Qeveria ka dhënë shumë kontrata PPP

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për koncesionet PPP.

Në një deklaratë për mediet, deputetja e PD-së Ina Zhupa theksoi se qeveria ka dhënë shumë kontrata PPP, sa nuk ka aftësi t’i kontrollojë ato.

“Vetë Raporti i përvitshëm i koncesioneve përgatitur nga Ministria e Financave del se “situata ka dalë nga kontrolli” dhe për shumicën e kontratave nuk kishte asnjë informacion”, tha ajo.

Sipas Zhupës, Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.

“Ekonomia shqiptare është në rrezik, me skemat PPP ku tashmë janë hapur e shtrirë në çdo fushë, duke mos lënë as trashëgiminë tonë kulturore pa prekur. Alarmi i FMN duhet dëgjuar nga qeveria shqiptare por mbi të gjitha thirrjet për kontroll të praktikave të ndjekura për kontratat duhen dëgjuar nga SPAK”, tha ajo.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet në parim projektligji “Për Policinë Bashkiake”
Artikulli tjetërTryezë shkencore për 225-vjetorin e lindjes së Naum Veqilharxhit