Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2022

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe kryesisht të dendura por gjatë pjesës së parë të ditës nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell kryesisht përgjatë zonave të ulëta.

Duke filluar prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat në zonën e jugut fillimisht dhe më pas edhe në zonën e qendrës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në zonën e juglindjes parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me deri në 5-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/12 Re pak diell
Kukës 1/7 Re pak diell
Lezhë 3/14 Re pak diell
Dibër -2/4 Re pak diell
Durrës 4/17 Re pak diell
Tiranë 3/15 Re pak diell
Elbasan 2/13 Re pak diell
Berat 3/15 Re pak diell/shi
Vlorë 4/17 Re pak diell/shi
Korçë 0/5 Re pak diell/shi
Gjirokastër 2/14 Re pak diell/shi
Sarandë 7/17 Re pak diell/shi

 

 

                                                               

                 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Porti i ri tregtar në Durrës jetëson bashkëpunimin rajonal
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/12/2022