TIRANË, 12 dhjetor/ATSH – I. Vata/ Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki.
Në një deklaratë për mediet, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale Keltis Kruja publikoi rezultate e balotazhit për primet e PD-së në 5 bashki:
Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave; Dibër: 1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë; Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71% të votave; Librazhd: 659 votues, fitues është Shefki Cota me 63.3% e votave; Fier: 964 votues, fitues është Evdar Kodheli me 61.1% të numrit të votave; Totali (5 degët): 4316 votues.
Ai tha se interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve. Për këto 5 degë numri i votuesve ka qenë 248 votues më shumë se në garën e zhvilluar në raundin e parë, në datën 4 dhjetor 2022.
/r.e/






















