TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar.
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Teatrit Kombëtar.
Kështu Këshilli i Ministrave vendosi që Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar të lirohet nga kjo detyrë dhe Altin Basha të emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë.
Para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga “Arturbina”.
Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.
/j.p/r.e/























