TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin. Deri në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera herës deri të lartë në një pjesë të madhe të territorit.
Prej orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet por mbeten përsëri me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull / mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8-12m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/14 | Re shi/rrufe |
| Kukës | 10/16 | Re shi |
| Lezhë | 12/15 | Re shi/rrufe |
| Dibër | 7/10 | Re shi |
| Durrës | 10/16 | Re shi/rrufe |
| Tiranë | 11/15 | Re shi/rrufe |
| Elbasan | 9/14 | Re shi/rrufe |
| Berat | 13/16 | Re shi/rrufe |
| Vlorë | 14/16 | Re shi/rrufe |
| Korçë | 7/10 | Re shi |
| Gjirokastër | 10/13 | Re shi/rrufe |
| Sarandë | 13/16 | Re shi/rrufe |












