Ballina Ekonomi

Shalsi në takimin e SEECP, diskutime për bashkëpunim dhe integrimin e rajonit në BE

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi mori pjesë në takimin e komitetit drejtues të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Podgoricë, Mal i Zi.

Shalsi ishte i pranishëm në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në SEECP.

Ky takim u zhvillua në kuadër të presidencës së Malit të Zi të kësaj organizate.

Shalsi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e Presidencës, si bashkëpunimi rajonal, konektiviteti dhe integrimi i rajonit në BE.

“Për një ndër temat e agjendës në lidhje me selinë e sekretariatit të Asamblesë, dhe funksionimin e saj të plotë, një çështje e pazgjidhur prej shumë vitesh, inkurajova dhe propozova një zgjidhje të përkohshme që do të mund të ndihmojë me ngërçin e krijuar”, informoi ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBach: Keni çdo arsye për të parë me shumë besim drejt të ardhmes së sportit në Shqipëri
Artikulli tjetërYlli: Krijojmë elitën e ardhshme të sportit elitar në basketboll dhe volejboll