PRISHTINË, 10 dhjetor /ATSH/ Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në vlerësimet e tyre, si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, Policia tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.
Sipas Policisë, tani dy pikat e kalimit kufitarë në veri të vendit, janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura.
“Ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.












