Ballina Flash

Situatë e qetë në veri të Mitrovicës

PRISHTINË, 9 dhjetor/ATSH/ Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagje të ndryshme ku jetojnë popullata e përzier vërehen forca të policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik.

Ndonjëherë shihen duke qarkulluar edhe automjete të KFOR-it dhe EULEX-it.

Qytetarët pa dallim, përkundër prezencës së shtuar të pjesëtarëve të policisë në këto lokacione, po lëvizin lirshëm duke zhvilluar aktivitetet e tyre të përditshme si zakonisht

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Don Pasquale” rikthehet në TKOB pas 64 vjetësh
Artikulli tjetërRama merr pjesë në TRT World Forum në Stamboll, takon presidentin Erdogan