Agjencia Telegrafike Shqiptare

Situatë e qetë në veri të Mitrovicës

PRISHTINË, 9 dhjetor/ATSH/ Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagje të ndryshme ku jetojnë popullata e përzier vërehen forca të policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik.

Ndonjëherë shihen duke qarkulluar edhe automjete të KFOR-it dhe EULEX-it.

Qytetarët pa dallim, përkundër prezencës së shtuar të pjesëtarëve të policisë në këto lokacione, po lëvizin lirshëm duke zhvilluar aktivitetet e tyre të përditshme si zakonisht

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version