TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 17 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, 2 në Përmet, 1 në Vlorë.
“Janë 181 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po merrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,583 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (7 dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 457
Testime totale 2,011,673
Raste pozitive 332,358
Raste të shëruara 328,583
Raste aktive 181
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 119
Vlorë 18
Gjirokastër 11
Fier 14
Berat 6
Shkodër 5
Durrës 3
Lezhë 3
Elbasan 2
/r.e/












