Ballina Flash

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2022

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale dhe kryesisht përgjatë relieveve malore dhe zonën e veriperëndimit. Mjegull / mjegullinë nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek. Në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri në 6-9 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/14 Diell re pak shi
Kukës 4/12 Diell re pak shi
Lezhë 7/15 Diell re
Dibër 1/12 Diell re pak shi
Durrës 9/19 Diell re
Tiranë 9/18 Diell re
Elbasan 6/18 Diell re
Berat 7/18 Diell re
Vlorë 10/19 Diell re pak shi
Korcë 4/11 Diell re
Gjirokastër 5/14 Diell re pak shi
Sarandë 10/19 Diell re

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPublikimet për Xhakën dhe Shaqirin, Rama: U qëndroj 100%, ata që s’duan ta kuptojnë pse-në s’kam si i ndihmoj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/12/2022