Ballina Bota

IRAN – Katër të ekzekutuar për spiunazh për Izraelin

TEHERAN, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Katër persona janë ekzekutuar, pasi u shpallën fajtorë për spiunazh për Izraelin, njoftoi të dielën agjencia zyrtare e lajmeve e Republikës Islamike të Iranit, IRNA.

IRNA raportoi se të katër kishin qenë anëtarë të një rrjeti të drejtuar nga Mossad, agjencia kombëtare e shërbimit sekret izraelit.

”Ata ishin zbuluar se kishin dëmtuar pronën publike dhe se ishin përfshirë në rrëmbimet e civilëve”, tha ajo.

Nuk u publikuan detaje se ku u arrestuan të katërt ose se kur u ekzekutuan.

Nuk u përmend gjithashtu një lidhje me trazirat aktuale në pjesën më të madhe të Iranit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Perimetri i sigurisë në Samit, i panegociueshëm me askënd dhe për askënd
Artikulli tjetërProtesta në 6 dhjetor, Rama: Njollosje e qëllimshme nga e njëjta forcë e paguar me paratë ruse