TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vend pritet një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Duke filluar prej orëve të pasdites parashikohet mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Reshjet e shiut nisin fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe më pas shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek. Në bregdet e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 10-15 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/15 | Re shi |
| Kukës | 3/7 | Re shi |
| Lezhë | 5/12 | Re shi |
| Dibër | 1/8 | Re shi |
| Durrës | 6/18 | Re shi |
| Tiranë | 6/18 | Re shi |
| Elbasan | 5/16 | Re shi |
| Berat | 4/18 | Re shi |
| Vlorë | 6/18 | Re shi |
| Korçë | 1/11 | Re shi |
| Gjirokastër | 3/15 | Re shi |
| Sarandë | 5/18 | Re shi |












