TIRANË, 28 nëntor/ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë pritet përmirësimi i kushteve meteorologjike për vendin tonë.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e mëngjesit si dhe ato kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë relativisht intensive e cila hera – herës pritet të arrijë shpejtësinë deri në 2-12m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/14 | re diell |
| Kukës | 2/9 | re diell |
| Lezhë | 3/14 | re diell |
| Dibër | -1/9 | re diell |
| Durrës | 4/15 | re diell |
| Tiranë | 3/15 | re diell |
| Elbasan | 2/15 | re diell |
| Berat | 1/6 | re diell |
| Vlorë | 7/16 | re diell |
| Korçë | 0/9 | re diell |
| Gjirokastër | 0/10 | re diell |
| Sarandë | 7/15 | re diell |












