Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/11/2022

HAGË (Holandë) – Hapja e Konferencës së 28-të të Palëve në Konventën e Armëve Kimike.

TOKIO (Japoni) – Konferencë për shtyp nga Kryetari i Autoritetit Japonez të Sigurisë Bërthamore.

MOSKË (Rusi) – Presidenti Putin pret homologun e tij kazak, Tokayev.

RIGA (Letoni) – Prezantimi i çmimeve ”Albert London 2022” për gazetarinë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Forumi i shtatë i Investimeve në Kiev kushtuar rindërtimit të kryeqytetit ukrainas.

BRUKSEL (Belgjikë) – Demonstratë me thirrjen e sindikatave të policisë, pas vrasjes së njërit prej tyre nga një ish- i arrestuar.

GJENEVË (Zvicër) – Konferenca e nëntë e Rishikimit të Konventës së OKB-së për Armët Biologjike.

LONDËR – Vendimi në gjyqin e Anne Sacoolas, gruaja e një diplomati amerikan që vrau një të ri britanik në një aksident rrugor në 2019.

LONDËR – Vizitë e kryeministrit grek Mitsotakis.

ROME (Itali) – Konferencë për shtyp nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

BUKURESHT (Rumani) – Konferencë për shtyp nga presidenti Klaus Iohannis dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

VARSHAVË (Poloni) – Demonstratë feministe para shtëpisë së Jaroslaw Kaczynski, kreut të partisë konservatore nacionaliste në pushtet.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Samiti Ndërkombëtar i Litiumit./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 28 nëntor 2022
Artikulli tjetërPOLONI – Mbi tetë milionë refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës