TIRANË, 27 nëntor/ATSH/-Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi sot se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj që po mbahen padrejtësisht larg nesh”.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, Tahiri tha se janë tre 28 nëntor që i kanë dhënë vulë të drejtës historike të Shqiptarëve.
“28 nëntor i Skënderbeut i themel, 28 nëntorit i Ismail Qemalit si projekt, 28 nëntori i Adem Jasharit dhe UÇK-së, si akt përmbyllës janë tre 28 nëntor që i kanë dhënë vulë të drejtës sonë historike”, tha ai.
Ai theksoi se rruga e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë është ajo euro-atlantike.























