Ballina Aktualitet

Besnik Tahiri: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/- Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.

Gjatë mbledhjes së parë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës mbajtur në Tiranë në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë, Tahiri theksoi se në vigjilje të 28 nëntorit, iu kemi borxh gjithë heronjve dhe veprimtarëve që të ketë unifikim të shqiptarëve për aspiratat kombëtare.

“Në këtë copë rrugë që nuk është e lehtë sepse e kemi një armik të vështirë, një armik që ka pretendime kundër vendit tonë, e kemi nevojën për mbështetjen e këtij Kuvendi dhe kësaj qeverie në të gjitha aspektet, duke nisur nga aspirata jonë për të qenë vend anëtar në NATO, aty ku na takon, kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, anëtar në Këshillin e Evropës, që po na ndihmoni shumë delegacioni i Shqipërisë, e mbi të gjitha me qenë si vllau me vlla në kohë të vështira”, tha Tahiri.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëbora përfshin fshatin Dardhë, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme
Artikulli tjetërFOKUS – NATO: Vlerësojmë mbështetjen gjermane për Ukrainën