Ballina Aktualitet

Xhixho: Kërkesat e pedagogëve, minimaliste

TIRANË, 24 nëntor/ATSH – I. Vata/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi mbështetjen për protestën e pedagogëve, të cilët u mblodhën sot para Kuvendit ku parashtruan sërish kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për mediet para Kuvendit, Xhixho tha se kërkesat e pedagogëve janë minimaliste pasi ata kërkojnë rrogën sa kolegët e tyre në Kosovë.

“Jam sot në mbështetje të pedagogëve. Është e paimagjinueshme që elita e Shqipërisë gjendet sot në rrugë për të protestuar për të drejtat e saj, në vend që të jetë në auditor me studentët. Kjo për faj të qeverisë. Kërkesat e tyre janë minimaliste, aq sa një kilometër rrugë të florinjtë të kësaj qeverie. Kërkesat e tyre janë shumë të drejta. Ata kërkojnë rritje page sa kolegët e tyre në Kosovë”, tha Xhixho.

Xhixho sqaroi se këtyre kërkesave, PL i ka dhënë zë përmes amendamenteve, qoftë përmes kërkesës për rritje me 30 % në vitin 2023, rritjes së fondeve për kërkimin shkencor në masën 0.3% e PBB dhe mbështetjes financiare të studentëve me 100 euro në muaj.

Ajo tha se amendamentet janë bërë publike dhe do të diskutohen dhe votohen sot në Parlament.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ditët e Artit Shqiptar” në Sofje të Bullgarisë
Artikulli tjetërRama ndan foton: I sapodalë nga zhytja në histori për Durrësin 2030