Ballina Flash

Si matet shpejtësia e anijeve?

ROME, 24 nëntor /ATSH/ – Shumë lexues janë kuriozë të dijnë se si llogaritet shpejtësia e anijeve, shkruan focus.it.

Dijmë që shpejtësia detare matet nyje detare, ku një nyje vlen një milje detare e cila korespondon me 1853 metra.

Në gjuhën detare shpejtësia matej me nyje. Fjala “nyjë” vjen nga një sistem i lashtë i përdorur për të matur shpejtësinë e varkave. Nga ura e anijes një litar rrëshqiet në ujë, me një numër të caktuar nyjesh të vendosura në një distancë konstante (47 këmbë dhe 33 inç, d.m.th. rreth 16 m) nga njëra-tjetra.

Shpejtësia e anijeve llogaritet në nyje, ekuivalente me një milje detare (1853 metra) në orë. Fjala “nyjë” vjen nga një sistem i lashtë i përdorur për të matur shpejtësinë e varkave.

Për ta mbajtur atë të tendosur, filli i litarit zhtej për 28 sekonda, pas së cilës numërohen nyjet që përfundonin në ujë, gjë që tregonte shpejtësinë në milje/orë.

Sot përdoren instrumente të tjera: nga helikopterët me transduktorët të cilët e shndërrojnë rrotullimin në impulse elektrike (sa më i madh të jetë numri i rrotullimeve, aq më i madh është shpejtësia) deri në tuba të vegjël që matin ndryshimin e presionit (dhe rrjedhimisht shpejtësinë) të ujit të lëvizur.

Këto metoda japin shpejtësinë në lidhje me sipërfaqen e detit, por jo në lidhje me shtratin e detit i cili (për shembull në rastin e rrymave) mund të jetë shumë i ndryshëm. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti turistik i Durrësit, Manja: Prona publike nuk cenohet në asnjë rast
Artikulli tjetërBiopsia e kockave falas edhe në Spitalin Memorial në Fier