Ballina Flash

100 efektivë i shtohen Emergjencave në Shkodër, shtohet forca e reagimit për çdo situatë

TIRANË, 20 nëntor/ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama informoi mbrëmjen e sotme se 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile u nisën drejt Shkodrës për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur.

Kryeministri Rama solli pamje në rrjetet sociale ku efektivë të Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile përgatiten për nisje drejt Shkodrës.

“Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, u shpreh Rama.

Reshjet intensive që kanë rënë dhe vijojnë kanë shkaktuar probleme në disa zona, kryesisht në qarqet e Lezhës dhe Shkodrës ky fryrja e përrenjve ka sjellë përmbytje. Emergjencat që janë në gjendje gatishmërie kanë kryer evakuiimin e disa familjeve ndërsa kanë ndihmuar banorët të kalojnë në zonat me prani uji. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpërndau foto fake news të Tiranës, Veliaj i përgjigjet Berishës: Çdo fatkeqësi e përdor banalisht
Artikulli tjetërKrifca inspekton hidrovorin e Çasit në Velipojë: Nuk ka situatë të rënduar