Ballina Flash

Parashikimi i motit, 17 nëntor 2022

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura me intervale të pakta me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë natës deri në orët e mëngjesit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë bregdetit reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Më pas reshjet e shiut mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës do jetë intensive me shpejtësi  deri në 12-14 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/18 Re shi/rrebesh
Kukës 11/19 Re shi
Lezhë 14/19 Re shi/rrebesh
Dibër 8/16 Re shi
Durrës 13/18 Re shi/rrebesh
Tiranë 15/20 re shi /stuhi
Elbasan 14/18 re shi
Berat 12/20 re shi
Vlorë 13/20 Re shi/rrebesh
Korçë 6/16 re shi
Gjirokastër 8/15 re shi
Sarandë 14/19 Re shi/rrebesh

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria humbet 1-3 në miqësoren ndaj Italisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/11/2022