Ballina Flash

Veliaj zbulon bisedën me Papa Françeskun

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë vizitoi Vatikanin, rrëfeu sot pak nga biseda që pati me Papa Françeskun.

Ai pohoi se Ati i Shenjtë e pyeti për Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë, por, tha Veliaj “për të mbërritur deri këtu, ka qenë një kalvar i gjatë pune”.

“Nuk e mendoja kurrë se do të vinte një ditë në jetën time, që Papa do të më pyeste se si kaloi viti i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë! Pra, njerëzit e paskan vetë në dorë, kur punojnë, kur përveshin mëngët, kur nuk i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, kur kanë energji pozitive, kur e kuptojnë se politika nuk është qëllim në vetvete, por është mjeti për të bërë punë të mira, se vendimi i kryetarit të Bashkisë apo i Këshillit Bashkiak, apo i qeverisë dhe i Ministrisë, është mjeti për të bërë abonetë falas, për të përgjysmuar koston e konvikteve, është mjeti për të bërë Kartën e Studentit, është mjeti për të ndërtuar 40 shkolla në Tiranë, është mjeti për ta bërë qytetin tënd Kryeqytetin Europian të Rinisë”, tha Veliaj, në takimin në Njësinë 9 me të rinjtë./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia: Një shtetas i paidentifikuar ka goditur gazetarin Doçi
Artikulli tjetërGonxhja: Ndërtimi i poligonit të testimit praktik për leje drejtimi nis brenda nëntorit