TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Në Vlorë po vazhdon vaksinimi falas kundër gripit, i garantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas MSHMS-së, kombinimi i vaksinës së gripit dhe vaksinës kundra COVID-19 rekomandohet gjatë muajve të dimrit për imunizimin e personave me risk të lartë.
Konkretisht këtu përfshihen grupmoshat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.
MSHMS i bën apel qytetarëve të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u vaksinuar dhe mbrojtur nga gripi sezonal dhe COVID-19.
Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon paralelisht vaksinimi i qytetarëve kundër gripit dhe COVID-19.
/m.m/























