TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të dendura deri në mesditë dhe më pas do të ketë edhe intervale kthjellimi.
Gjithashtu parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, këto kryesisht në pjesën jugore.
Në zonat malore në verilindje dhe juglindje në majat e maleve parashikohen reshje bore me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht jugore dhe zonave luginore fiton shpejtësi 15-18m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/21 | Shi diell |
| Kukës | 6/15 | Shi diell |
| Lezhë | 12/19 | Shi diell |
| Dibër | 2/16 | Shi diell |
| Durrës | 10/22 | Shi diell |
| Tiranë | 10/22 | Shi diell |
| Elbasan | 8/21 | Shi diell |
| Berat | 7/21 | Shi diell |
| Vlorë | 9/20 | Shi diell |
| Korçë | 3/14 | Shi diell |
| Gjirokastër | 4/19 | Shi diell |
| Sarandë | 11/20 | Shi diell |






















