Ballina Aktualitet

Gjykata e Apelit shtyn seancën për statutin e PD-së

TIRANË, 10 nëntor/ATSH – I. Vata/ Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish sot seancën gjyqësore për statutin e PD, ankimim i bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Në një njoftim për mediet, Gjykata e Apelit bën me dije se seanca sot nuk u zhvillua për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance.

“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Seanca e ardhshme është caktuar në datën 06.12.2022, ora 09:30.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇela, pjesë e forumit të prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit
Artikulli tjetërPërkujtohet luftëtarja Shote Galica, në ditën e lindjes