Ballina Flash

MSHMS: 3 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit 3 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 nga 86 testimet e kryera.

Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 3 qytetarë në Tiranë, Lushnjë dhe Selenicë.

MSHMS informon se nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që janë 209 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Po ashtu, janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anti-COVID dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 7 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 86

Testime totale 1,999,922

Raste pozitive 331,931

Raste të shëruara 328,129

Raste aktive 209

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Vlorë 19

Fier 18

Gjirokastër 5

Durrës 4

Berat 4

Shkodër 5

Elbasan 3

Lezhë 1

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Le Marie: E ardhmja industriale e Evropës është në rrezik
Artikulli tjetërBerisha: Mbyllja e kopshtit turk në Tiranë me urdhër të Erdogan