TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Një program mbi riciklimin e mbetjeve do të zbatohet fillimisht në 47 shkolla të Tiranës, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, ministren për Rininë dhe Fëmijët, si dhe UNICEF, GIZ dhe EcoTirana, do të çojë përpara programin e riciklimit në 47 shkollat e para në Tiranë, me synimin për ta shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se “ky program është në linjë me politikat tona arsimore që lidhen me edukimin për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”.
“Qëllimi i tij është jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor, por të nxisë te nxënësit dhe komuniteti sjellje miqësore me mjedisin dhe nisma konkrete në mbrojtje të tij”, tha ajo.
/m.m/r.e/























