Ballina Bota

TURQI – Inflacioni në 85,51%

ANKARA, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Inflacioni me bazë vjetore në Turqi ka arritur në 85,51% në tetor, me 3,54% më shumë se muaji shtator.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, TUIK,  çmimet janë rritur më shumë në sektorin e transportit (117,15%), ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (99,05%), në sektorin e pasurive të paluajtshme (85,17%) dhe restorantet dhe hotelet (81,92%).

Gjatë verës, u shënua një stabilizim i përkohshëm i inflacionit, por të dhënat e sotme konfirmojnë rritjen e gjerë të çmimeve të vërejtura tashmë muajin e kaluar, në përputhje me tendencën e nisur një vit më parë, paralelisht me zhvlerësimin e lirës turke pas një uljeje të rregullt të saj.

Në mbledhjen e fundit të politikës monetare muajin e kaluar, Banka Qendrore turke vendosi të ulë sërish normat e interesit, të cilat tani janë në kuotën e 10,5%./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim takon prokurorët e SPAK-ut: Jo më pandëshkueshmëri
Artikulli tjetërShijaku, bashkia e parë që përfundon procesin e rindërtimit