Ballina Bota

SHBA – Biden: Kompanitë e mëdha të naftës stop fitimeve nga lufta

NJU JORK, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u kërkoi kompanive të mëdha të naftës të ndalojnë fitimet nga lufta dhe t’i përdorin ato për të rritur prodhimin vendas, ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve përpara zgjedhjeve afatmesme.

Biden akuzoi kompanitë e naftës dhe gazit se kanë përfituar nga një luftë e papritur në Ukrainë dhe duke shpërblyer aksionerët e tyre në vend që të ndihmojnë miliona amerikanë që vazhdojnë të përballen me çmime më të larta.

Presidenti u bëri thirrje prodhuesve të energjisë të zgjerojnë prodhimin, të investojnë në kapacitete të reja rafinimi dhe çmime më të ulëta për konsumatorët amerikanë.

“Nëse nuk e bëjnë, ata do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera”, tha ai në një koment, së bashku me sekretaren e Thesarit Janet Yellen dhe të Energjisë, Jennifer Granholm.

“Është koha që këto kompani të ndalojnë së bëri fitime nga lufta, të marrin përgjegjësitë e tyre në këtë vend dhe të lehtësojnë popullin amerikan”, shtoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDË – Transporti hekurudhor në kaos pas reduktimit të punonjësve
Artikulli tjetërShkolla e re “Luan Hajdaraga” hap dyert për fëmijët e Freskut