TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Pas Gjirokastrës, vaksinimi falas kundër gripit, i garantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka nisur edhe në qytetin e Kukësit.
Kombinimi i vaksinës së gripit + vaksinës kundra COVID-19 rekomandohet gjatë muajve të dimrit për imunizimin e personave me risk të lartë si: grupmoshat 60+ vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve që krahas vaksinimit anti-COVID, të mos neglizhojnë dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anti-COVID dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
/r.e/

























