Ballina Flash

Parashikimi i motit, 31 tetor 2022

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vlerat e larta të presionit atmosferik si dhe masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë.

Moti parashikohet me alternime vranësirash te larta e transparente në orët e para të ditës dhe me pas kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare, në bregdetin jugor erë me rrahje deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/27 Re diell
Kukës 8/24 Diell
Lezhë 15/26 Re diell
Dibër 7/24 Diell
Durrës 14/27 Re diell
Tiranë 14/28 Re diell
Elbasan 15/29 Re diell
Berat 9/29 Re diell
Vlorë 13/27 Re diell
Korçë 5/22 Re diell
Gjirokastër 6/28 Re diell
Sarandë 15/27 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak460 fëmijë e të rinj pjesëmarrës në kampionatin e Dancit Sportiv
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/10/2022